Të dhënat personale

Redaktoj

Ashtu siç prezantohen në dokumentin tuaj të identitetit.

Tërheqni dokumentin këtu apo shtypni për të ngarkuar

Të dhënat kontaktuese

Redaktoj

Adresa e vendbanimit

Adresa e huaj (në rast se jeni jo-rezident ju lutem jepni adresën e vendit ku banoni)

Të dhënat kontaktuese


Të dhënat profesionale

Redaktoj

Informacion shtesë

Redaktoj

Konfigurimi i llogarisë

Redaktoj

Shërbimet shoqëruese bankare për Pakon “Pro” - 2.00 EUR / mujore

Llogaria rrjedhëse është një llogari bazë e përdorur për fillimin e marrëdhënies tuaj me Bankën përmes së cilës ju do t'ju jepet qasje në të gjitha shërbimet tona. Ju mund të pranoni ose dërgoni nga kjo llogari mjetet tuaja përmes transfereve dhe të qaseni në këto mjete 24/7. Ju duhet të përdorni llogarinë rrjedhëse vetëm për arsye personale dhe vetëm për qëllime të ligjshme. Nëse nuk e përdorni llogarinë tuaj për një periudhë të pandërprerë prej së paku 6 (gjashtë) muajsh Banka rezervon të drejtën për të mbyllur llogarinë tuaj. Nëse keni ndonjë borxh të papaguar ndaj Bankës në ndonjë nga llogaritë tuaja Banka ka të drejtën e vendosjes së barrës në çdo shumë në ato llogari dhe ju dakordoheni që Banka mund të bllokojë ose të mbajë këto shuma dhe të përdorë / debitojë llogaritë për të paguar borxhin tuaj.  

Trego më shumë Trego më pak

Kartela e debitit lëshohet për një periudhë të caktuar kohore (e stampuar në kartelë) dhe është e lidhur me llogarinë tuaj rrjedhëse. Nëse kartela e debitit është përdorur rregullisht Banka mund ta rinovojë kartelën tuaj automatikisht edhe pa kërkesën tuaj nëse e gjykon të arsyeshme; megjithatë është përgjegjësia juaj të dorëzoni me kohë në çdo rast (para skadimit ose në ndonjë rast tjetër), një kërkesë për një kartelë të re. Pas skadimit ose zëvendësimit të kartelës, kartela e re do të lidhet me të njëjtën llogari.  

Banka aplikon limite për shumat maksimale të lejuara për transaksione me kartela debiti dhe / ose për një periudhë të caktuar dhe ka të drejtë të modifikojë limite të tilla dhe të informojë klientët përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit.  

Ju do të jeni përgjegjës për mbrojtjen e kartelës tuaj të debitit dhe të dhënave nga keqpërdorimet e mundshme dhe për të gjitha transaksionet e kryera me atë kartelë. Kur merrni kartelën, Banka do t'ju udhëzojë se si ta aktivizoni kartelën dhe të merrni kodin PIN. Banka do të dërgojë kodin përkatës PIN në një zarf të mbyllur ose duke përdorur një metodë tjetër të përshtatshme fizike ose elektronike. Banka do të ofrojë informacionin konfidencial për transaksionet bankare vetëm personalisht klientit.

Trego më shumë Trego më pak

Shërbimi i bankimit elektronik ju mundëson qasje në mënyrë elektronike dhe të sigurt në llogaritë tuaja bankare të cilat i mbani ose në të cilat jeni të autorizuar të qaseni pas dhënies së emrit tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimit (në versionin desktop dhe celular).  

Duke përdorur emrin tuaj të përdoruesit fjalëkalimin personal dhe kodin e sigurisë ju mund të shikoni shkarkoni dhe shtypni gjendjet e llogarive tuaja dhe të kryeni lloje të caktuara të transaksioneve bankare të përshkruara në manualet e shërbimit të E-banking të publikuara në faqen tonë zyrtare: (https: // ebanking.procreditbank-kos.com/). Për ekzekutimin e një sërë transaksionesh të tjera për t'ju mbrojtur, ju kërkohet informacion shtesë për të verifikuar identitetin tuaj.  

Trego më shumë Trego më pak

Llogaria juaj e kursimeve duhet të përdoret vetëm për kursime dhe nuk mund të përdoret për transaksionet rutinë. Interesi nominal është një normë fikse vjetore e thjeshtë prej % në vit e cila llogaritet në bazë të kryegjësë (principalit).

Interesi llogaritet si interes i thjeshtë duke përdorur formulën e mëposhtme: numri aktual i ditëve / 365 ose 366 ditë në varësi të vitit të depozitës në llogarinë tuaj të kursimeve. Kjo metodë konsideron ditët aktuale kalendarike të muajit / vitit për llogaritjen e interesit.

 Interesi llogaritet në përputhje me kërkesat e Rregullores së BQK-së për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje. Norma efektive e interesit është %. Në pajtim me legjislacionin në fuqi ne jemi të detyruar të mbajmë në burim të ardhurat nga interesi (%) në nivel dhe duke përdorur metodën e përcaktuar e cila mund të ndryshojë në përputhje me ligjin në fuqi.

Interesi llogaritet në baza ditore dhe paguhet çdo muaj në ditën e punës së bankës pas përfundimit të muajit kalendarik.

Të ardhurat nga interesi do të kreditohen në llogarinë tuaj rrjedhëse. 

Trego më shumë Trego më pak

Përmes SMS shërbimeve klientëve ju mundësohet të njoftohen rreth llogarive të tyre kontrollojnë bilancin e llogarive si dhe bëjnë mbushje të telefonit dhe blerje të produkteve të tjera siç mund të jenë TV dhe internet apo pako të kombinuara. SMS shërbimet funksionojnë duke dërguar SMS drejt numrit 50333.

Banka ProCredit ofron tri lloj shërbimeve të cilat ofrohen përmes SMS-ve:

  • SMS Njoftimi - me anë të këtij shërbimi klientët do të jenë çdo herë të informuar rreth lëvizjeve në llogarinë(të) e tyre ku me rastin e realizimit të transaksioneve ata do të marrin një SMS mbi bilancin e ri shumën dhe llojin e transaksionit të fundit. Ju do të pranoni shërbimin SMS Njoftim për transaksionet që Kreditojnë dhe Debitojnë llogarinë e juaj për shumat 100 EUR dhe më shumë.S
  • MS Mbushje - për të rimbushur llogarinë e telefonit tuaj mobil ose për të paguar produktet mujore të IPKO-s dërgoni SMS tuaj në numrin 50333. Mbushjet e telefonit ofrohen me Vala IPKO mobil dhe IPKO FIKS si dhe mbushje të produkteve mujore të IPKO-s: internet TV DuoTv (internet + TV), DuoFIX (internet + telefoni fiks). Ju do të pranoni shërbimin SMS Mbushje me limit ditor prej 20 EUR për Vala/IPKO si dhe mbushjen e IPKO Pako Digjitale mujore Duo TV një herë brenda muajit.S
  • MS Bilanci - për ta pranuar gjendjen e llogarisë rrjedhëse në telefon, dërgoni SMS në numrin 50333 me përmbajtje "Bilanc" apo B. Për llogari kursimi Flex Save “bilanc kursimi” apo “BK”.
Trego më shumë Trego më pak

Banka ProCredit për klientët privatë ofron aplikacionin mobil i cili mundëson menaxhimin e financave përmes telefonit.  

Disa nga karakteristikat e aplikacionit:

Realizimi i transfertave 

Bllokimi dhe zhbllokimi i kartelës 

Menaxhimi i limiteve të kartelave

Hapja e depozitave me afat 

Rritja e limitit të tërheqjes në bankomat (deri 10 000 Eur)

Për qasje në aplikacion duhet të përdoret emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi që klientët posedojnë për kyçje në e-Banking.

Trego më shumë Trego më pak

Kushtet dhe rregullat e përgjithshme

Redaktoj

Ju lutemi lexoni dokumentet më poshtë dhe konfirmoni se jeni dakord me kushtet e llogarisë

Pranoj të informohem me SMS në lidhje me shërbimet bankare dhe ProCredit Bank. Unë mund ta përfundoj komunikimin me SMS në çdo kohë nëpërmjet faqes së internetit.



Pranoj të informohem me e-mail në lidhje me shërbimet bankare dhe ProCredit Bank. Unë mund ta përfundoj komunikimin me e-mail në çdo kohë nëpërmjet faqes së internetit.

Pajtohem me Kushtet e Përgjithshme dhe Çmimoren të ProCredit Bank. Kam qasje të vazhdueshme në këto dokumente pasi ato janë në dispozicion në faqen e internetit të Bankës dhe jam në gjendje t'i printoj ato. Në rast aprovimi të aplikacionit tim jam i vetëdijshëm që pas ftesës nga Banka duhet të paraqitem në degën e përzgjedhur në aplikacion që të nënshkruajë marrëveshjen për shërbime bankare dhe dokumentet tjera të ndërlidhura. Nëse brenda afatit prej 30 ditesh nga momenti kur jam ftuar nga banka për të nënshkruar marrëveshjen nuk paraqitem në Bankë aplikacioni im nuk do te jetë valid dhe do të anulohet nga Banka.

Konfirmimi i dhënë nënkupton që të dhënat tuaja personale dhe dokumentacioni i ngarkuar që na keni dhënë janë të sakta të vërteta të pandryshuara dhe të azhurnuara dhe pasqyrojnë gjendjen reale dhe se nuk ka ndodhur asgjë që do të nënkuptonte se duhet të njoftoni Bankën për ndonjë ndryshim të tyre duke vizituar degën më të afërt të Bankës. Përveç kësaj ju pranoni që të gjitha të dhënat tuaja personale dhe të dhënat e biznesit mund të përpunohen nga Banka në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  


Bazuar në llojin e produkteve / shërbimeve bankare të përzgjedhura më sipër Banka do të aplikojë komisionin në përputhje më çmimoren e aplikueshme.


Pas pranimit të kësaj kërkese dhe gjithe dokumentacionit përkatëse brenda 2 JAVËVE ju do të kontaktoheni nga Banka dhe do të informoheni mbi vendimin e Bankës mbi kerkesen tuaj. Nëse dokumentatcioni juaj ploteson kerkesat ligjore dhe rregullative juve do t’ju caktohet nje termin ne degen e Bankes se perzgjedhur nga ju ku do te nenshkruani kontraten e cila aktivizon llogarine dhe sherbimet e perzgjedhura nga ju.  


Çdo ankesë të mundshme mund ta adresoni në numrat e telefonit në vijim: +38349 555555 +38338 555555; dhe në adresën e mëposhtme e-mail: Kos.customerservice@procredit-group.com; ose adresa postare: ProCredit Bank SH.A., rruga "Xhorxh Bush", nr.26, 10000 Prishtinë, në adresën e Njësisë së Menaxhimit të Ankesave; ose në degët e Bankës.

Për sigurinë e aplikimit tuaj, ju lutemi klikoni në katrorin më poshtë dhe zgjedhni figurat adekuate (nëse kërkohet).