Shfrytëzoni fuqinë e diellit

Parku diellor 3 MWp i grupit ProCredit është fanar i shpresës për një nesërme më të pastër dhe më të qëndrueshme. Duke shfrytëzuar fuqinë e diellit, komuniteti rreth parkut do të përfitojë nga një burim i besueshëm i energjisë së pastër, duke pakësuar kështu përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe kështu, duke pakësuar emetimin e gazrave serrë.

Përfitimet:

  • Kompensimi i nevojës për burime të energjisë jo të rinovueshme me prodhimin e pritshëm vjetor të energjisë prej 3,711 MWh
  • Lufta kundër ndryshimeve klimatike përmes zvogëlimit të gjurmës së karbonit
  • Ndikimi minimal mjedisor – jo ndotje nga zhurmat, jo ndotje e ajrit dhe jo ndryshim i destinacionit të tokës
  • Përfitime ekonomike për komunitetin, përfshirë krijimin e vendeve të punës, reduktimin e kostove të energjisë dhe rritjen e vlerës së pronës
  • Fuqizimi i ekspertizës dhe njohurive teknike në radhët e furnizuesve dhe partnerëve
  • Shërben si model për këtë lloj investimi në sektorin privat
  • Siguria e energjisë dhe pavarësia nga burimet jo të ripërtëritshme

Duke investuar në ProEnergy, ne vijojmë të kontribuojmë në krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën. Për më tepër, përmes energjisë së pastër, në mbrojmë mjedisin tonë dhe promovojmë progresin shoqëror dhe ekonomik. Bëhuni pjesë e misionit tonë për të arritur një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme!

Për të mësuar më shumë rreth qasjes së përgjegjshme të bankimit të grupit ProCredit, lexoni:


Raporti i ndikimit
video-preview

Informata teknike



Investitorët: ProCredit Holding AG & Co. KGaA dhe Banka ProCredit Kosovë

Lokacioni: Grackë e Vjetër, Lipjan 

Të dhëna për performancën: Prodhimi i pritshëm vjetor prej 3,711 MWh (ekuivalent me energjinë elektrike që konsumojnë çdo vit 450 ekonomi familjare)

Kapaciteti: 3MWp

Panelet diellore: Diellor AE lloji AE550MD-144 module mono-kristaline PV, celula të prera në gjysëm, monofaciale, fuqia nominale maksimale 550 Wp, efikasiteti 21%

Invertori: Kaco Blueplanet 105TL3 invertorë diellorë me fuqi nominale AC 100 kVA




Kohëzgjatja totale e projektit:  

  • Fillimi i planifikimit të projektit: 2019
  • Leja e operimit e marrë nga Komuna e Lipjanit: qershor 2023
  • Fillimi i fazës testuese: qershor 2023
  • Përurimi: 5 korrik 2023
  • Dita e parë e funksionimit: 14 korrik 2023

Certifikimi me Gold Standard: ProEnergy është në proces të marrjes së certifikatës Gold Standard. Kjo do të jetë certifikata e parë fotovoltaike që lëshohet në Kosovë dhe do të vërtetojë që parku përmbush kriteret e qëndrueshmërisë sa i përket prodhimit të energjisë së ripërtëritshme dhe reduktimit të emetimeve të gazrave serrë.

Shiko: www.goldstandard.org



Koha totale për ndërtim: 3 muaj (me të gjitha materialet në lokacion)

Sistemi i montimit: Sistem i strukturës montuese me kënd të fiksuar Kirac–strukturë me 2-bina, 4-radhë panelesh me vendosje të modulit horizontal dhe lakim në 20°

Nënstacioni: Sistem i brendshëm me transformator me kapacitet 2*1.6MVA dhe nivel të voltazhit 10KV

Komutuesi: Uinsec ABB 24 KV

Detaje të linjës së kabllos: Linja e kabllos së nëndheshme 3x150mm2, 12/20 (24) kV (N)A2XS(F)2Y lidhur me nënstacionin e Lipjanit përgjatë kanaleve 6.5 km

Kush janë investitorët?

ProCredit Holding AG & Co. KGaA – Me bazë në Frankfurt am Main, Gjermani, ProCredit Holding AG & Co. KGaA është kompania mëmë e grupit ProCredit që është i orientuar nga zhvillimi dhe përbëhet nga banka komerciale për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NMV) dhe individë privatë. Përveç fokusit të vet operativ në Evropën Jugore dhe Evropën Lindore, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Grupi ProCredit vazhdimisht i vlerëson veprimet dhe vendimet e veta jo vetëm nga këndvështrimi i përfitimit dhe i nevojave të klientëve të vet, por edhe – dhe mbi të gjitha – kundrejt ndikimeve të mundshme që këto veprime dhe vendime kanë mbi shoqërinë dhe mjedisin.

 Banka ProCredit Kosovë – Që nga themelimi i vet mbi dy dekada më parë, Banka ProCredit në Kosovë – si banka e parë e licensuar në vend – synon të arrijë ndikim të qëndrueshëm tek klientët, shoqëria dhe mjedisi nëpërmjet veprimeve të veta. Përgjatë viteve, qasja e Bankës ProCredit në Kosovë dhe përkufizimi i zhvillimit ekonomik kanë ndryshuar nga ofrimi i mbështetjes përmes financimit, drejt ndërmarrjes së qasjes së strukturuar dhe proaktive ndaj zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë kontekst, banka ka qenë në pararojë të investimeve për energjinë e gjelbër nga NMV-të. Për më shumë informacioni lexoni KËTU: