Unë konfirmoj që kam lexuar dhe marrë parasysh dokumentet në vijim dhe se jam dakord. Kam shkarkuar këto dokumente dhe i kam ruajtur dhe / ose shtypur ato në mënyrë që të jenë në dispozicion për mua përgjithmonë:
Termat dhe kushtet dhe listën e çmimeve si dhe pasqyrën e shërbimeve të ProCredit Bank.
Autorizoj bankën ProCredit Bank sh.a. që të kryejë ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të regjistruara nëpërmjet website-it në këtë formular. Konfirmoj se informacioni i regjistruar është i vërtetë, korrekt dhe i plotë. Jap pëlqimin tim që Banka të kontrolloje, përpunojë, ruaje dhe transferoje të dhënat personale, si dhe informacionin financiar mbi mua përgjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies me Bankën, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin Nr. 20, datë 03.08.2012 “Mbi përpunimin e të dhënave personale në sektorin bankar”.
Autorizoj bankën ProCredit dhe me vullnet të plotë e të lirë jap pëlqimin tim që gjatë gjithë marrëdhënies së biznesit me te, disa shërbime të transferohen dhe të kryhen në kohë reale nga Banka ProCredit në Kosovë dhe nga kompania QUIPU GmbH ne Gjermani. Për realizimin e shërbimeve të ofruara nga banka kundrejt meje si Klient, të dhënat e mia personale do të transferohen në kuptim të ligjit në fuqi "Për mbrojtjen e të dhënave personale" pranë Bankës ProCredit në Kosovë, shtet i cili nuk ka nivel të mjaftueshem për mbrojtjen e të dhënave personale. Për këtë arsye transferimi do të kryhet në perputhje me Ligjin per Mbrojtjen e te Dhenave Personale dhe aktet e tjera nenligjore duke synuar sigurimin e një niveli të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave.
Përsa më sipër, jap pëlqimin tim dhe shpreh vullnetin tim të plotë dhe të lirë për kontrollin, përpunimin dhe transferimin e të dhënave të mia personale që janë dhënë në këtë formular drejt këtyre shteteve përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies kontraktore midis meje dhe ProCredit Bank sha.
Shpreh interesin për të aplikuar për të lidhur marrëdhënie biznesi me Bankën dhe hapur një llogari në emrin tim.