Mirë se vini në ProCredit Direkt- platformën tuaj të bankimit online
A jeni profesionist me agjendë të ngarkuar ditore, apo një depozitor në kërkim të mënyrës më të sigurt për të kursyer? Dëshironi që t'i bëni transaksionet tuaja bankare në mënyrë të lehtë, kudo dhe kurdo?
Nëse po, Banka ProCredit, banka e parë gjermane në vend tani ofron ProCredit Direkt, një platformë digjitale që ofron jo vetëm qasje direkte 24 orë në të gjitha shërbimet bankare me të cilat ju menaxhoni fondet, por gjithashtu një kontroll të plotë në financat tuaja.
Çdo gjë që ju nevojitet nga një bankë
Llogaria rrjedhëse ju mundëson qasje në çdo kohë në të gjitha shërbimet që keni nevojë:
- Transferet e parave, pagesat e faturave, urdhërpagesat periodike, kartelë e debitit pa kontakt, SMS njoftimi për të gjitha transaksionet, tërheqje dhe deponim të parave në bankomate
- Llogari të kursimeve FlexSave me fleksibilitet maksimal
- Depozita me afat që mundësojnë planifikim afatgjatë
- FlexFund (mbitërheqje), kredi investive dhe kredi për shtëpi apo banesë
Nuk do të pritni më në radhë për të kryer një shërbim sepse me ne mund të bëni bankim kurdo dhe kudo që dëshironi.
Të gjitha për një kosto fikse mujore.
Në çdo kohë dhe çdo vend
Menaxhoni financat tuaja në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt përmes kanaleve tona 24/7 të bankimit.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem referohuni faqes Pyetje dhe Përgjigje më të shpeshta apo kontaktoni qendrën tonë të kontaktit.
ProCredit është:
- Një grup i bankave komerciale të orientuara drejt zhvillimit, të cilat operojnë si "Hausbank" për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), dhe bankë direkte ( fokusuar në kanale digjitale) për klientë privatë.
- Grup Gjerman me qendër në Frankfurt i cili mbikëqyret nga Autoritetet Gjermane Federale Bankare dhe legjislacionet e çdo vendi ku secila bankë e grupit ProCredit operon
- Bankë profitabile dhe stabile në nivel të grupit e cila operon me linja profesionale dhe të sigurta të biznesit
- Jemi të listuar në segmentin "Prime Standard" të bursës së Frankfurtit si ProCredit Holding - kompania amë (më shumë, klikoni këtu)
Ne fokusohemi në nevojat tuaja dhe në kualitetin e shërbimeve tona
- Ne investojmë në ekonominë lokale duke i mbështetur NVM-të
- Ne kujdesemi për ambientin
- Ne nuk besojmë në bonuse, por në zhvillim të vazhdueshëm të stafit
- Ne investojmë në teknologjinë moderne dhe në kanalet tona digjitale
- Ne e marrim me seriozitet çështjen e sigurisë së të dhënave dhe zbatojmë standarde Evropiane
- Politikat tona grupore gjithëpërfshirëse, standardet dhe lista jonë përjashtuese e mbështesin rritjen e shëndoshë të portfolios tonë të kredive dhe forcimin e lidhjeve afatgjata me klientët tanë.