Klientët mund të aplikojnë për shërbime kreditore përmes sistemit të aplikimit online i cili është i integruar në ueb faqen e bankës. Gjeni aplikacionin online këtu.
A ofrohet kredi për blerje të shtëpisë/banesës në bankën ProCredit?
Në gamën e gjerë të shërbimeve tona, ofrojmë edhe kredi për blerje të shtëpisë apo banesës. Për më shumë kliko linkun.
Punoj dhe jetoj jashtë Kosovës, a mund të marr kredi në bankën ProCredit?
Për t’u kualifikuar për kredi në bankën ProCredit, fillimisht klientët duhet të jetojnë dhe veprojnë në Kosovë. Po ashtu, klientët duhet të kenë të hyra të rregullta mujore nga paga, qiraja, pensioni nga vendet jashtë Kosovës.
Më ka skaduar mbitërheqja/ overdrafti, çfarë duhet të bëj?
Nëse ju vazhdoni të jeni pranues i pagës/pensionit/qirasë përmes bankës ProCredit, atëherë ju mund të aplikoni për mbitërheqje/overdraft apo rritje të limitit të ri të po këtij shërbimi përmes ueb faqes, apliko këtu.
Cilat janë kushtet/dokumentet bazë për marrjen e kredisë në bankën ProCredit?
Banka ProCredit ofron shërbime kreditore për banorë të Kosovës. Përveç kësaj, klientët duhet të plotësojnë kriteret e moshës të paraparë me rregulloret e aplikueshme në Kosovë (mosha minimale 18 vjeç), të merrni pagën përmes bankës ProCredit, apo të sillet konfirmimi nga punëdhënësi që paga procedohet përmes bankës apo të hyra tjera që pranohen nga qiraja apo pensioni nga vendet jashtë Kosovës.
Dua të blej veturë të re, a mund të marr kredi?
Banka ofron kredi për vetura përmes kredisë investive 10,000 – 30,000 Euro. Apliko online këtu.
Jam i interesuar për të blerë banesë, deri sa vite jepet kredia?
Banka ofron kredi për shtëpi/banesë deri në 240 muaj. Apliko online këtu.
Jam përdorues për herë të parë e-Banking, si të qasem?
Fillimisht, qasuni në faqen e e-Banking përmes linkut. Tek “Emri i përdoruesit” ju lutem shkruani emrin e përdoruesit që keni marr në bankë gjatë marrëveshjes për e-Banking. Tek hapësira “Fjalëkalimi” ju lutem shkruani fjalëkalimin, si dhe në faqen e re që paraqitet kur klikoni vazhdo tek “tokeni” shtypni numrin 6 shifror të tokenit. Tokeni është pajisje e cila i bën transaksionet në e-Banking më të sigurta.
Kam harruar fjalëkalimin e e-Banking, si të qasem?
Ndryshimin e fjalëkalimit mund ta bëni përmes opsionit “Resetoni Fjalëkalimin” që gjendet në faqen kryesore të e-Banking. Gjatë procesit të ndryshimit të fjalëkalimit do të ju kërkohet e-maili dhe numri i telefonit që e keni të regjistruar në bankë. Ju do të pranoni një email njoftues nga banka që është kërkuar ndryshimi i fjalëkalimit, andaj në rastet kur ju nuk e keni iniciuar këtë kërkesë dhe pranoni një email të tillë është përgjegjësi e juaj që të kontaktoni bankën për të bllokuar shërbimin.
Si funksionon SMS Tan?
SMS Tan është metodë e sigurisë për kyçje në e-Banking. Me aktivizimin e këtij shërbimi ju do të pranoni një kod unik të sigurisë që do të ju dërgohet me SMS. Është kod për një përdorim pra gjenerohet sipas kërkesës tuaj specifike dhe për secilën kërkesë dërgohet një kod i ri i sigurisë. Kodi i sigurisë i pranuar me SMS ka kohëzgjatje prej 3 minutave dhe pas këtyre minutave kodi nuk është më i vlefshëm.
Si të iniciojë pagesën e faturave apo tatimeve në e-Banking?
Për ta bërë më të lehtë për ju të paguani faturat mujore me e-Banking, ne kemi krijuar video udhëzuese të cilat shpjegojnë hap pas hapi si të realizoni këto transaksione në e-Banking, gjeni videot këtu.
Çka janë urdhërpagesat periodike?
Urdhërpagesat periodike janë pagesa apo transferta të vazhdueshme mujore të cilat iniciohen nga llogaria e përfituesit në mënyrë automatike. Për të u informuar si bëhen urdhërpagesat periodike me e-Banking lexoni Udhëzuesin për përdorim të shërbimit E-Banking me kodin e sigurisë me SMS këtu.
Cilat fatura paguhen me e-Banking?
Faturat e Energjisë Elektrike, Ujit, Telefonit, Sigurim, Tatimin në të ardhura personale, kontributet pensionale, tatimin në pronë, pagesat tjera për shërbimet e pranuar nga njësitë buxhetore( ministritë, gjykatat etj.), pagesat për doganë.
A mund të pranoj me email fjalëkalimin e e-Banking?
Për shkak të ndjeshmërisë së informatave në dërgimin e “fjalëkalimit” përmes emailit, ne ju sugjerojmë të na kontaktoni në Qendrën e Kontaktit në në numrin 038 555 555 apo 049 555 555 ose na dërgoni përmes emailit numrin tuaj kontaktues, në mënyrë që të ju kontaktojmë prapa për t’ju asistuar për kyçje në platformën e-Banking.
Përse nuk mundem të vazhdoj tutje me inicim të transfertit me e-Banking?
Në mënyrë që të vazhdoni tutje me inicim të transfertit ju lutem shumë sigurohuni që çdo informatë është e dhënë saktë nga ana juaj si iniciuesi i transfertit. Ju lutem përkujdesuni që në rubrikat e përshkrimit të transfertit të mos përfshini asnjë simbol tjetër përveç shkronjave dhe numrave, gjithashtu edhe shkronja “ë” nuk pranohet.
Si mund t’i tërheqi mjetet nga llogaria e kursimit?
Ju mund të inicioni transfertin përmes shërbimit e-Banking nga llogaria e kursimit drejt llogarisë tuaj rrjedhëse, dhe pasi të figurojnë paratë në llogari ju mund të vazhdoni me tërheqje në bankomat ose në pikat e shitjes së bankës (POS).
Më ka humb kartela, ku mund ta bllokoj?
Bllokoni dhe zhbllokoni kartelën përmes aplikacionit mobil 24/7 i cili mund të shkarkohet këtu . Ju mund të na telefononi për raportim të kartelave të humbura në 049/555-555 dhe 038/555-555.
Sa kushtojnë tërheqjet apo pagesat në pika të shitjes brenda Kosovës?
Për tërheqjet/pagesat që kryhen brenda Kosovës, ju lutem referohuni çmimores, kliko këtu
Sa kushtojnë tërheqjet apo pagesat në pika të shitjes në vendet jashtë Kosovës?
Për tërheqjet/pagesat që kryhen jashtë rrjetit të bankës ProCredit, ju lutem referohuni çmimores, kliko këtu
Si mundem të gjeneroj 3D Secure IPIN-in për blerje online?
IPIN gjenerohet automatikisht në numrin tuaj mobil të telefonit. Është kod 6 shifror (pa pagesë) të cilin ju duhet ta përshkruani në faqen e internetit pasi të keni dhënë të dhënat e kërkuara (përfshirë edhe numrin e kartelës) dhe pasi të keni shtypur butonin për konfirmim të blerjes në “dyqanin në internet”.
Si mundem të gjeneroj 3D Secure IPIN-in për blerje online?
IPIN gjenerohet automatikisht në numrin tuaj mobil të telefonit. Është kod 6 shifror (pa pagesë) të cilin ju duhet ta përshkruani në faqen e internetit pasi të keni dhënë të dhënat e kërkuara (përfshirë edhe numrin e kartelës) dhe pasi të keni shtypur butonin për konfirmim të blerjes në “dyqanin në internet”.
Cili është limiti i tërheqjeve në Kosovë?
Në bankomatet e bankës ProCredit në Kosovë me kartela të bankës ProCredit, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 Euro. Klientët mund ta rrisin limitin e kartelës deri në 10,000 Euro brenda ditës përmes aplikacionit mobil “ProCredit Bank Kosova. Shkarko këtu.
Më ka skaduar afati i kartelës së debitit, si mund ta rinovoj atë?
Për klientët të cilët janë aktiv në shfrytëzimin e kartelave të tyre, kartela e tyre rinovohen në mënyrë automatike. Posa kartela të jetë gati, banka bën dërgimin e saj përmes postës në adresën tuaj të banimit të cilën e keni të deponuar në bankë. Ndërsa klientët të cilët kanë dy kartela të debitit në të njëjtën kohë, fatkeqësisht kartela nuk rinovohet automatikisht. Ju lusim që në momentin e pranimit të njoftimit përmes SMS nga ana e bankës për skadim të kartelës të kontaktoni Qendrën e Kontaktit 049/555-555 ose 038/555-555 për informata shtesë.
A mund të pajisem me kartelë krediti?
Banka ProCredit ofron kartelën Debit MasterCard e cila ka veçori të njejta sikurse të kartelave të kreditit, e cila mundëson pagesa brenda dhe jashtë vendit si dhe blerje online në disa ueb faqe.
Ku mund ta ndërroj Pin-in e kartelës?
Pini i kartelës mund të ndërrohet në bankomate të ProCredit.
A duhet të paguaj për postën kur të më mbërrin kartela?
Jo, ky shërbimi është i përfshirë në komisionin mujor për të gjithë klientët e bankës ProCredit.
A mundem me marr kartelën në bankë edhe jo përmes postës?
Dërgimi i kartelave përmes postës është një shërbim që ne e ofrojmë për të gjithë klientët tanë dhe kjo është mënyra e vetme tani e tutje për të pranuar kartelën e bankës.
A mundem të aktivizoj kartelën dhe PIN-in nëse gjendem jashtë shtetit?
Aktivizimi i kartelës dhe PIN-in mund të bëhet vetëm përmes operatoreve mobil të Kosovës.
Në rast se nuk jam në shtëpi për t’a pranuar kartelën, ku mund ta marr atë?
Do të ketë 3 tentime nga ana e Postes se Kosoves për t’iu dorëzuar kartelën në adresën tuaj të banimit, gjithashtu ju do të pranoni edhe numrin e rekomandës të cilën mund ta shfrytëzoni për ta gjurmuar vendodhjen e kartelës tuaj përmes portalit të postës. Kartelën do të mund ta merrni edhe në Zyrën Postare pas dakordimit me postierin.
Çka ndodh nëse nuk mund të pranoj kartelën brenda 60 ditëve?
Kartela pas 60 ditëve shkatërrohet nga banka, andaj për tu pajisur me kartelë të re duhet të aplikoni për këtë shërbim prap.
A mundem me aktivizu e-Banking online?
Aktivizo e-Banking pa ardhur në bankë. I gjithë procesi zgjatë vetëm 60 sekonda dhe nuk ka kosto shtesë!Kjo vlen për klientët egzistues të bankës. Aktivizo tani.
Minimumi i shumës të cilën mund të tërhiqni është 10 Euro. Limiti i zakonshëm ditor për tërheqje në bankomat me kartela të Bankës ProCredit në Kosovë është 2,000 € kurse ai javor është 5,000 €.
Klientët privat mund ta rrisin limitin e kartelës deri në 10,000 Euro brenda ditës përmes aplikacionit mobil “ProCredit Bank Kosova. Shkarko këtu .
A mundem me tërheq para nga POS terminale?
Mjafton të keni kartelë të debitit të bankës ProCredit dhe bëni së paku një blerje në pika të shitjes të bankës ProCredit dhe pastaj mund të bëni edhe tërheqje në këto pika. Maksimumi i tërheqjes është deri në 200 Euro brenda ditës. Shiko listën këtu.